DRAG
SAAL.

Na Kontaktoni

Dogana Elbasan,

Mbrapa shkollës "Ali Myftiu"

Mehmetali cezmulka

SAAL. Historia dhe Vizioni

E nisëm rrugëtimin tonë në vitin 1989, frymëzuar nga pasioni i Mehmetali Çezmulka për drurin dhe mjeshtërinë artizanale. Çdo mobilje e krijuar në ato ditë të para mbante në vetvete historinë e punës së palodhur dhe të përkushtuar, duke sjellë ngrohtësi e jetë në shtëpitë e klientëve tanë.

Pas më shumë se tre dekadash, tradita dhe dashuria për zanatin vijojnë të jenë themeli i çdo projekti. Sot, ekipi ynë bashkon teknikën artizanale me teknologji moderne për të ofruar zgjidhje të personalizuara për çdo familje e hapësirë. Fokusi ynë është të sjellim funksionalitet, estetikë dhe cilësi në çdo detaj, duke ndihmuar klientët të krijojnë ambiente që frymëzojnë.

About
M o b i l e r i S A A L.

Ne besojmë se çdo shtëpi ka një histori – dhe mobiljet tona janë pjesë e saj. Falë besimit të qindra familjeve në Shqipëri, kemi ndërtuar lidhje të forta me komunitetin, duke u kthyer në zgjedhje të parë për ata që kërkojnë ndryshim, freski dhe individualitet në mobilimin e ambientit të tyre.

Çdo bashkëpunim është një histori e re, një frymëzim i ri për të vazhduar traditën tonë, ku dashuria për punën dhe respekti për klientin janë gjithmonë në qendër.

Shape Image
Shape Image

Pse të zgjidhni mobilerinë SAAL ?

Na zgjidhni për përkushtimin tonë ndaj cilësisë, pasionin që vendosim në çdo detaj dhe besimin që ndërtojmë me çdo klient. Me traditë që prej vitit 1989 dhe qindra projekte të realizuara nëpër shtëpi shqiptare, ofrojmë zgjidhje të personalizuara, kreativitet dhe garanci të plotë. Tek ne, çdo kërkesë merr vëmendje të veçantë, për të sjellë stil, funksionalitet dhe ndjesinë e ngrohtësisë në çdo hapësirë!

service icon2 1

Menaxhim i saktë

Je në kontroll të plotë të shpezimeve, jo fatura të fshehura.

1 1 2
service icon2 2

Cilësi dhe garanci në prodhim

Ofrojmë cilësinë më të lartë me teknologjinë e fundit.

1 2
service icon2 3

Investim i sigurtë

Të gjitha produktet tona janë të certifikuara me standartet e EU.

1 3